Lajmet e fundit

Për t’i marrë krejt librat që iu duhen kur të nisë viti i ri shkollor në shtator, nxënësit mund të aplikojnë nga sot.
Por, kjo mënyrë e përsëritur e subvencionimit nga Ministria e Arsimit sërish s’po pëlqehet fort.
Edhe prindërit, edhe njohësit e arsimit po duan që të kthehet mënyra e vjetër.
Përveç filloristëve, nga përfaqësuesit e prindërve thanë se në këtë skemë duhet të përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme, pasi kjo sipas tyre, përbën një pabarazi që duhet të korrigjohet.