Lajmet e fundit

Nuk ka marrëveshje as për telekomunikimet, as për energjetikën, as për “Parkun e Paqes” në qytetin e Mitrovicës.
“Nuk ka gjasa të arrihet marrëveshja finale pasi nuk pajtohemi për shumë gjëra”, ka thënë Aleksandar Vucic kur është pyetur për Asociacionin e Komunave Serbe.
“Është e qartë që për disa çështje jemi afër, por për disa tjera shumë, shumë, larg”, transmeton Klan Kosova.
Bisedimet në nivel të kryeministrave kanë përfunduar, kurse do të vazhdojnë në nivelin e grupeve punuese.
“Mund të them se sot kemi bërë diçka dhe ia kemi bërë me dije njëri-tjetrit me cilat gjëra nuk pajtohemi. Mund t’i pranojmë ato që nuk bien në kundërshtim me interesat e popullit tonë dhe duhet ta shikojmë tërësinë. Duhet të luftojmë që t’i marrim rezultatet më të mira të mundshme e jo që t’i themi popullit se kemi pranuar diçka vetëm për hir të hapjes së kapitujve negociatorë”.
“Është e rëndësishme që ekipi ynë do të bëjë çdo gjë për t’i mbrojtur interesat kombëtare. Besoj se në takimet e ardhshme – që do të ndodhin me tempo të përshpejtuar - do të mund të arrihen rezultatet e para konkrete”.
"Dikush prej të pranishmëve kanë filluar të na mbajnë ligjërata politike për atë se çfarë kemi humbur dhe si kemi humbur gjatë viteve të 1990’ta", njofton Klan Kosova.