29.03.2018 · përditësuar para 3047 dite1 min lexim
Presidenti i Kosovës, njëjtë sikur edhe kryeministri e kryeparlamentari, e ka shprehur zhgënjimin e tij me aksionin e sotëm të policisë së Kosovës pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.
Krerët shtetërorë thanë se nuk kanë pasur informacionet e duhura për këtë rast.
Raportohet se sonte ata do të mblidhen për t’u informuar në detaje për rastin.
Mund të merren edhe vendime në raport me personat përgjegjës të cilët kanë qenë në zinxhirin udhëheqës të marrjes së këtij vendimi.
Haradinaj më herët ka kërkuar raportim nga drejtori i AKI –së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë.
“Kërkoj nga ju, që në përputhje me përgjegjësitë tuaja Kushtetuese dhe Ligjore, raportim të plotë dhe të saktë lidhur me rastin e ndalimit dhe deportimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova. Pse u revokuan lejeqëndrimet e tyre? Pse u bë ndalimi i tyre? Pse janë deportuar me urgjencë dhe në fshehtësi?”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.