Lajmet e fundit

Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në Mitrovicën e Veriut, njofton Klan Kosova.
Kështu kanë bërë të ditur lexues të Klan Kosovës të cilët kanë shkruar në adresë të redaksisë.
Klan Kosova ka provuar të marr detaje nga Policia e Kosovës në Veri por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Mësohet se banorët janë ndjerë të shqetësuar pasi raportohet se shpërthimi ka ndodhur nga një granatë dore, njofton Klan Kosova.
Ende nuk raportohet për të lënduar.