Lajmet e fundit

Duket se është arritur një koalicion parazgjedhor mes PDK dhe AAK e Nisma për Kosovën.
Zyrtarë brenda AAK-së në kushte anonimiteti e kanë konfirmuar për Klan Kosovën një gjë të tillë duke thënë se pritet një konferencë për këtë çështje brenda pak minutash.
Gazetarët e Klan Kosovës nga terreni poashtu kanë arritur të konfirmojnë se ka pasur takime mes PDK-së, AAK-së dhe Nisma për Kosovën.
Një burim i lartë brenda këtij trinomi politik ka konfirmuar për Klan Kosovën se tashmë ka një koalicion parazgjedhor dhe se krejt çfarë ka mbetur është dorëzimi i dokumentacionit në KQZ, tashmë kur kanë mbetur pak minuta deri në përfundim të afatit.
I njëjti burim ka thënë se pritet të ketë një konferencë për media nga të trija këto parti, tash në orët e vona.