Lajmet e fundit

Zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që liderët e shtetit të mblidhen në një nga restorantet ekskluzive në periferi të kryeqytetit.
Në këtë takim ishte i pranishëm presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili para pak çastesh është larguar nga aty, njofton Klan Kosova.
Momentalisht në takim janë kryeministri, Ramush Haradinaj, kryekuvendari, Kadri Veseli si dhe zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli si dhe Enver Hoxhaj.
I pranishëm është edhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri.
Në ndërkohë ky takim vjen pas zhvillimeve të djeshme ku gjashtë shtetasë turq u deportuan nga Kosova gjë që pasoi që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj të kërkojë lirimin nga detyra të Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe kryeshefin e AKI-së, Driton Gashi.