11.09.2016 · përditësuar para 3611 dite1 min lexim
Dridhje të fuqishme të tokës janë dëgjuar në Prishtinë dhe në shumicën e qyteteve të Kosovës rreth orës 15:10, njofton Klan Kosova.
Nga faqet në internet që masin dridhjet e tokës në gjithë botën si earthquaketrack.com, njoftohet se epiqendra ishte në afërsi të Shkupit me shkallë 5.3, ndërsa në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës dridhjet janë përcjellë me 1.5 apo 2 shkallë, njofton Klan Kosova.
Qytetarë nga gati të gjitha qytetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë dëgjuar dridhje.
Sipas qytetarëve dridhjet më të fuqishme kanë qenë në Pejë, Gjilan, Ferizaj, Shtime dhe në Prizren.
Nuk dihet ende për të lënduar, apo për dëme të shkaktuar nga dridhjet e fuqishme.
Ndërsa në Shkup ka pasur edhe dy dridhje në mëngjesin e së dielës.
Sipas Qendrës europiane të Mesdheut, intensiteti i tyre ishte 4.4 dhe 2.8 shkallë, por Observatori sizmik i Fakultetit matematiko-natyror në Shkup ka kumtuar se dridhja më e fortë ishte me intensitet 3.9 shkallë.
Dridhjet janë hetuar në mëngjes në orën 6.58 dhe 6.59, tre kilometra në verilindje të Shkupit.
Mediat lokale kanë raportuar se këto dridhje e kanë shqetësuar popullatën, por ekspertët e sizmologjisë thonë se nuk ka vend për panik, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.