Lajmet e fundit

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, ka dhënë dorëheqje nga ky post, sipas njoftimit nga kryeparlamentari i këtij vendi, transmeton Klan Kosova.
Lajmi befasues erdhi pasi ligjvënësit debatuan për një mocion mosbesimi kundër liderit 93 vjeçar.
Mugabe më herët kishte refuzuar të tërhiqej pavarësisht marrjes në kontroll nga ana e ushtrisë javën e kaluar, dhe ditëve të protestave kundër sundimit të tij.
Mugabe kishte qenë në këtë post për plot 37 vjet.