Pas gati tri dekadave u identifikuan mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova. Për fatin e tij nuk dihej që kur u rrëmbye nga forcat serbe bashkë me 12 gjakovarë të tjerë.
Një fije shprese që do të gjendej s’iu shua kurrë, Gazmend Morinës, që Dylhasin e kishte fort shok.
Ai e krejt të tjerët ishin strehuar në shtëpinë e familjes Qerkezi, ngase të vetat ia kishin bërë shkrumb e hi ushtria e policia serbe.
Por kur e mori vesh që dikush u gjet, ai tha se u gëzua, por edhe u mërzit njëkohësisht.
Fatin e njëjtë e uroi edhe për të tjerë, Ferdonije Qerkezi, që burrin e djemtë s’i gjeti kurrë.
Kronikën e përgatitur nga gazetari Kastriot Tahiri mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=Siy0SXzvxsg
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.