Lajmet e fundit

Sot rreth orës 16:00, në Stacionin e Policisë Veriu është hapur një rast "Vdekje e dyshimtë".
Sipas policisë, "viktima është një mashkull 43-vjeçar Y.Z, i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën "Avdyl Ramaj".Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendgjarje".
Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, përcjell Klan Kosova.