Lajmet e fundit

Anëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, e ka quajtur të tmerrshëm procesin e demarkacionit.
Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se janë deformuar kufijtë e ’74-s dhe vijat që janë propozuar janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi.
“Është proces i tmerrshëm, mjaft i keq, sepse janë deformuar kufijtë e ’74-s. Këto vijat që janë propozuar janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi, por jo edhe të variantit tonë. Do të thotë, është proces i njëanshëm. Prej Kulle ku janë kufijtë e ’74-s, kanë rënë poshtë për 5 300 metra, kanë rënë në lugina dhe për nga relievi, nuk duhej të binin”, ka deklaruar Lajçi, duke shtuar se ky proces duhet të ndërpritet dhe të rishikohet e gjithë veprimtaria.