Lajmet e fundit

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Driton Lajçi, është përballur sot në emisionin Info Magazine me këshilltarin e ish kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahun, në lidhje me përplasjet mes Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, si dhe rezolutat për dialogun Kosovë-Serbi.
"Situata e fundit të vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019, ku mes tjerash përfshihet përfundimi i dialogut me Serbinë, janë disa prioritete ku duhet të jetë koncentrimi më i madh".
“Zgjidhjet kërkojnë vazhdimisht zgjedhje, mirëpo duhet nuhatur me seriozitet momentin që ndodhemi, a e kemi luksin financiar dhe a do të ketë përmbysje të madhe në rast të zgjedhjeve. Disa sondazhe që i kemi parë nuk kanë treguar shumë ndryshim”, ka thënë Lajçi.
“Kërkohet o zgjedhje - o zgjidhje e problemit final të Kosovës. Unë jam për zgjidhje, sepse zgjedhje do të ketë gjithmonë dhe s’do të ndalen kurrë”.
“Raportet politike të kryeministrit dhe presidentit janë të definuara. Kushtetuta e Kosovës ia përcakton mandatet secilit”.
“Kushtetuta e Kosovës në disa aspekte është pjesë e problemit në vend se të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve. Kushtetua e Kosovës nganjëherë është pengesë e zhvillimit”.
“Nuk është e këndshme për askë të ketë matje të tilla të fuqisë të cilat shndërrohen në cirk publik ajo çfarë ndodh në parlamentin e Kosovës – kush i ka numrat, paradite pozita, mbasdite opozita, gjysma e kuvendit e zbrazët”.
“Në opozitë me vullnet askush nuk shkon. Qytetarët vendosin”.
“Opozita duan që të kenë një pikë që e atakon presidentin. Autoriteti i fundit suprem që e ratifikon secilën marrëveshje është Kuvendi i Kosovës”, deklaroi mes tjerash këshilltari i Kadri Veselit, Driton Lajçi.