Lajmet e fundit

Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë nesër në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar presidenca e Kosovës, e cila thotë se takimi mes Vjosa Osmanit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 15:00.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thotë njoftimi i Presidencës.
Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë ditës së nesërme, siç raportoi Klankosova.tv më 30 qershor, Kosovën do ta vizitojnë edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte si dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel.
“Në orën 08:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel”, ka thënë njoftimi i Presidencës së Kosovës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber