Lajmet e fundit

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak thotë se të gjitha palët janë të gatshme të vazhdojnë dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit,
Ai për televizionin malazez TVCG tha se pritet normalizim i situatës me Covid-19 në mënyrë që të lejohet takim fizik si dhe vazhdimin e bisedimeve.
"Këtë herë, ne duhet ta çojmë dialogun përpara, duke arritur një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura një herë e përgjithmonë dhe do të normalizojë atmosferën jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të gjithë rajonit," tha Lajçak, transmeton Klan Kosova.