Lajmet e fundit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të enjte ka takuar partitë opozitare serbe teksa po qëndron për vizitë atje.
Lajçak nga partitë opozitare të Serbisë ka dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet ndaj dialogut, teksa u ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë, njofton Klankosova.tv.
"Më vjen mirë që gjatë kësaj vizite u takova me partitë opozitare parlamentare në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre ndaj dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë dhe si i tillë ka nevojë për mbështetje ndërpartiake" ka shkruar Lajçak në Twitter.