Lajmet e fundit

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryetarin e komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister, ku e ka informuar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Lajçak bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar edhe në lidhje me dialogun, njofton Klankosova.tv.
“Kënaqësi që u takova me David McAllister sot. E informova për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe ai më informoi për punët e Parlamentit Evropian. Ne diskutuam gjithashtu për adresimin tim të ardhshëm në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme”, ka shkruar Lajçak.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1592216474869174274