Lajmet e fundit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Kosovë për tre ditë nga sot.
Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj, transmeton Klankosova.tv.
Ai planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.