Lajmet e fundit

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laçak ka dhënë detaje rreth takimit të mbrëmshëm në Athinë me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq.
“E përditësova për gjendjen në dialog dhe fola për marrëdhëniet BE-Serbi”, ka shkruar Lajçak në një postim në llogarinë e tij në X.
Rreth të njëjtit takim ka folur edhe kreu i ekzekutivit serb, Millosh Vuçeviq.
Ai mes tjerash theksoi se përshtypja e tij është se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
https://klankosova.tv/vuceviq-kam-pershtypjen-se-kurti-nuk-mendon-ta-formoje-asociacionin/