Lajmet e fundit

Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm ka thënë se pret që të kthehet në këtë klub në ardhmen, pavarësisht se hierarkia e klubit janë frustruar me vendimin e tij për pensionim.
Lahm të martën bëri të ditur se do të varë këpucët në fund të kësaj sezone, një vit para se të skadojë kontrata e tij me klubin bavarez.
Mbrojtësi veteran ka treguar se nuk do të marrë postin e planifikuar të Drejtorit Sportiv të kampionit të Gjermanisë, para se të mendojë për hapin e radhës që duhet bërë.
Lajmi për pensionim thuhet se i ka befasuar drejtuesit e klubit, derisa këtë e ka thënë vet futbollisti./Klan Kosova/