Lajmet e fundit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dosjen për “Lagunën e Vilunit” për trafikun ndëërkombëtar të drogës ku u sekuestruan 804 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në 30 Shtator 2014.
Operacioni i atëhershëm u zhvillua në bashkëpunim me policinë italiane ku u arrestuan 7 persona të cilët tentuan të trafikonin drogën me skaf drejt Italisë. Të pandehurit që do të gjykohen për këtë vepër penale janë Mikel Hoxha, i njohur edhe me emrin Ermal Mehmeti, Indrit Rraja, Ervis Sulo, Leonidha Dhimojani i njohur edhe me emrin Robert Abazi, Mirjan Vitaj, Alfred Syli dhe Kristian Çokaj.
Në lidhje me këtë çështje u përfol edhe për përfshirjen e deputetit Mark Frroku, për të cilin Partia Demokratike denonconte se kishte fshehur në makinën e tij Bardhok Pllanaj, anëtar i grupit të drogës, dhe nuk kishte lejuar policinë që të kontrollonte mjetin e tij.
Këto denoncime të opozitës në fakt rezultuan të vërteta pas publikimit në media të një dokumenti sekret të Forcave Operacionale Speciale në lidhje me këtë operacion antidrogë.
Deputeti Frroku mohoi implikimin në këtë çështje, kurse trafikanti Pllanaj është ende në kërkim nga policia./Syri