Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar procesi gjyqësor për të akuzuarit e rastit të Kumanovës.
Aktualisht janë duke u marrë në pyetje disa nga dëshmitarët e të akuzuarve. Deri në këto momente kanë dëshmuar dëshmitarët e Musadik Pajazitit, Irfan Lutfiut dhe Besnik Ajdinit.
Ndërkohë raportohet se Shefqet Kallaqit nuk i është lejuar pjesëmarrja në gjykatë për shkak të një mbishkrimi me flamurin amerikan në bluzën e tij dhe se ai ka qenë i detyruar të zhveshë bluzën që të mund të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore, derisa të akuzuarit Valdet Zeka gjatë një kontrolli ne burg i është grisur Bibla dhe libri për Nënë Terezën, shkruan Alsat M.