Lajmet e fundit

“Një nga gjërat më të vështira në jetë është të jesh aq trime sa të jesh vetvetja. Unë dua që të gjithë që janë aty ta ndjejnë gëzimin brenda vetes”.
“Kështu më ka thënë Bradley dje, pak para se ta bënim provën e fundit për të performuar ‘Shallow’. Ai më tha ‘le të sjellim pak gëzim’. Unë pranova dhe rezulton se kjo na bëri mirë”, ka thënë Gaga në dhomën e konferencave, pas performancës.
Në ndërkohë gjatë performancës së ‘nxehtë’ të Gagës dhe Cooper, e dashura e këtij të fundit Irina Shayk i ka duartrokitur derisa ata po buzëqeshnin dhe përqafoheshin gjatë largimit nga skena, transmeton Klan Kosova.
Gaga dhe Cooper më pas janë larguar në prapaskenë ku janë përqafuar edhe njëherë fort derisa po duartrokiteshin nga pjesa tjetër e stafit.
“A interpretova mirë?” e kishte pyetur Gaga kolegun dhe mikun e saj derisa ky i fundit i kishte thënë “Jam shumë krenar për ty”.