Lajmet e fundit

Lady Gaga është duke planifikuar një dasmë minimaliste me ndihmën e familjes së saj.
Këngëtarja 29 vjeçare ka treguar se dasma për të cilën ajo po përgatitet nuk do të jetë aq glamuroze siç mund të pritet nga shumë njerëz, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka treguar se krejt këto organizime të dasmës së saj po i bën bashkë me anëtarët e saj të familjes e në veçanti me nënën e saj.
“Unë mendoj se nëse nuk do ta lejoja nënën time që të jetë pjesë e kësaj përgatitje bashkë me anëtarët e tjerë të familjes – nëse do të mohoja gruan e jetës sime në planifikim e martesës sime, ata do të më vrisnin” ka thënë ajo me shaka.
Ajo ka treguar gjithashtu se ka ndihmën e të gjithëve dhe dëshiron një dasmë të stilit familjar.
“Nuk po planifikojmë asgjë që do të jetë mjaftueshëm sa të shkruhet për të” ka vazhduar Gaga.
Lady Gaga dhe Kinney janë bashkë qysh nga viti 2011 dhe janë fejuar muajin shkurt ndërsa këngëtarja 34 vjeçare ka bërë të ditur se të gjithë procesin e planifikimit të dasmës duan ta mbajnë shumë privat.