Lajmet e fundit

Bëhuni gati!
Lady Gaga do të performojë në pjesën e parë të Super Bowl 2017, këtë lajm e konfirmoi një burim për Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
Pas shumë spekulimeve, këngëtarja 30 vjeçare ka nënshkruar zyrtarisht për të performuar në ngjarjen vjetore të 51-të të kampionatit të futbollit në stadiumin NRG në Hjuston, Teksas më 5 shkurt të vitit 2017.
Lajmi emocionues vjen vetëm pak ditë pasi Us Weekly raportoi se Gaga ishte në bisedime për të qenë pjesë e kësaj ngjarje sportive.
Ndër të tjerash, albumi i pestë i Gaga-së, Joanne, është vendosur të dalë të premten, më 21 tetor.