Lajmet e fundit

Duket se do të jetë befasia më e këndshme e kësaj jave. Tashmë njoftimi është bërë edhe zyrtar, që Lady Gaga do të performojë në ‘Super Bowl Halftime Show’.
Lajmin e ka bërë të ditur Terry Lefton në SportsBusiness Daily, që ka thënë se marrëveshja është përfunduar dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet këtë të diel.
Ka pasur fjalë gjatë gjithë javës, por që janë mohuar nga zëdhënësi i NFL, Natalie Ravitz.
“Kemi pasur disa biseda me disa artistë fantastik rreth Pepso Super Bowl Halftime Show.”
“Sidoqoftë në këtë pikë ne nuk kemi një marrëveshje përfundimtare. Ne jemi të lumtur dhe të ngazëllyer rreth këtij show”, kishte përfunduar ajo.
Tash kur gjithçka është zyrtare, ka mbetur dilema se kush do t’i bashkohet Gaga në skenë, shkruan Nylon, transmeton Klan Kosova.