Lajmet e fundit

Ajo është e famshme për shpirtin e saj të lirë dhe qëndrimin e rreptë.
Mirëpo shikuesit janë shokuar kur Lady Gaga ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve për politikën, në emisionin e mëngjesit në BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjatë bisedës me nikoqirin Charlie Stayt, ajo ka deklaruar se “nuk ka asgjë për të thënë”, dhe intervista ka rezultuar me një heshtje të gjatë.
Ai e ka pyetur këngëtaren se çfarë mendimi ka për kandidatin presidencial Donald Trump, por ajo ka refuzuar të flasë duke u shprehur se s’ka asgjë për të thënë rreth kësaj punë.
