Lajmet e fundit

Paraqitja e Lady Gagas në ngjarjen e Super Bowl në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar polemika të shumta në internet.
Ajo doli në skenë, dha një performancë të mahnitshme për 12-të minuta mirëpo një pjesë e madhe e audiencës nuk u fokusua në pjesën artistike të saj, por në atë fizike, transmeton Klan Kosova.
Lady Gaga u paraqit tamam artiste, duke kënduar e luajtur në piano e duke vallëzuar por krejt çka tërhoqi vëmendjen, ishte barku i saj pak i lëshuar.
Figura e këngëtares, u bë pjesa kryesore e diskutimit në mesin e fansave të saj dhe audiencës që ka përcjellë mbrëmjen e Super Bowl të dielën.