Lajmet e fundit

Lady Gaga ka bërë të ditur se ajo po tërhiqet pak nga muzika, por kjo nuk do të thotë se nuk do të punojë për projekte të reja, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për Billboard, këngëtarja tha se po planifikonte të pushonte për pak kohë, dhe të kujdesej për shëndetin e saj.
“Kjo nuk do të thotë që nuk kam disa gjëra të reja për të bërë”, shtoi ajo.
Gaga, kohët e fundit duhej të anulonte një koncert në Montreal pasi u sëmur nga nja koncert i mëparshëm ku po performonte në shi.