Lajmet e fundit

Këngëtarja Lady Gaga është shpallur Femra e Vitit nga Billboard.
Ky çmim asaj do t’i jepet në ceremoninë “Women in Music” me 11 dhjetor në qytetin e New York-ut.
“Jemi shumë të kënaqur që po bashkëpunojmë me Billboard për këtë ngjarje speciale, duke e sjellë atë para një audience të gjerë për herë të parë”, ka thënë zëvendëspresidentja ekzekutive e “Lifetime”, Liz Gateley.
Ajo gjithashtu është shprehur se Lady Gaga është një artiste e jashtëzakonshme, emblematikë e fuqisë, guximit dhe qëndresës që “Lifetime” i shpërblen.
“Jemi të gëzuar që këtë çmim po ia ndajmë asaj për të vlerësuar atë në çdo aspekt”, ka vazhduar ajo, transmeton Klan Kosova.
“Nuk po mund të besoj se @billboard më shpalli Femrën e Vitit. Ju faleminderit shumë. U jam shumë mirënjohëse. O zot... mirëmengjes” ka thënë Gaga në llogarinë e saj në Tëitter duke e vlerësuar lart këtë çmim.
Fitues të mëhershëm të këtij çmimi janë Taylor Swift, P!nk, Katy Perry dhe Beyoncé.