Lajmet e fundit

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, është shpërblyer me mirënjohje nga Këshilli i Rinisë Europiane të Kosovës.
Labinot Tahirit i është ndarë medalja e parë nga KREK, për kontributin në sferën e humanizmit dhe motiv për qytetarinë aktive, njofton Klan Kosova.
Për mirënjohjen e fituar, ka njoftuar vet këngëtari Tahiri përmes një statusi të publikuar në facebook, teksa ka shtuar se shpërblimin e tillë ia dedikon popullit shqiptar, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja dhe postimi i plotë i Labinot Tahirit:
''Unë këtë medalje, ia dedikojë popullatës Shqiptare, të cilët treguan zemërgjersinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit.
Unë jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete.
Ata e deshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruarë fëmijet tanë'', ka përfunduar Labinot Tahiri, njofton Klan Kosova.