Lajmet e fundit

Këngëtari nga Ferizaji Labinot Tahiri, përmes rrjetit të tij social Facebook ka paralajmëruar hite të mëdha.
Labi, kohën e fundit është kujdesur më shumë për familjet skamnore si dhe për problemet e qytetarëve të qytetit të tij, duke lënë anash muzikën për një kohë, njofton Klan Kosova.
Por, me sa duket, tani këngëtari do të godasë me këngë hite siç i bëri gjithmonë.
Ai ka konfirmuar përmes një postimi se 3 këngë do t’i kompozojë Bini, 3 do të punohen në Shqipëri, ndërsa 3 të tjera në Shkup.
Me tekstet do të merren Avni Qahili, Ilir Berani e Fatmir Muja.
Ai poashtu përmes këtij postimi ka thënë se pasuria e tij më e madhe janë duartrokitjet e publikut që atë e përlotin kur është në skenë.