Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Haxhiu, ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Ai, në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova, tha se pjesëmarrja në këtë format është një përvojë krejtësisht e veçantë, për shkak të izolimit të plotë nga bota jashtë.
“Është një eksperiencë tepër unike, sepse je i izoluar 100% nga jashtë”, tha ai.
Labinoti foli edhe për atë çfarë ka mësuar për veten gjatë qëndrimit në shtëpi, e që më së shumti është durimi.
“Çka kam mësu për veten është se jam shumë i durueshëm, Labin e kam duru shumë”, tha ish-banori.
https://youtu.be/u6a9N8S28gU
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.