Lajmet e fundit

Këngëtari Labinot Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, së bashku me një fotografi ku shihet Ibrahim Rugova duke i dhënë dorën Thaçit, i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, njofton Klan Kosova.
"Urime Kosovë!
Urime Presidentin e ri qytetarë të Kosovës i cili u zgjodh sonte,
Zotri HASHIM THAQI!
Gjesti më i mirë që kam parë me sytë e mi në Kuvendin e Kosovës ishte Buqeta me lule dhuruar nga, Z Hashim Thaqi tek e bija e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova!
Dhashtë Zoti, të lidhin sinqerisht duart Shqiptarët e të vazhdoj Kosova drejtë perpjekeve të mira, në të mirën e të gjithë qytetarëve të saj.! Shkurt 2016
Labinot Tahiri Ferizaj, Kosovë e Shqipërisê!"