Lajmet e fundit

Pas transmetimit të kronikës në Klan Kosova për gratë e dhunuara gjatë luftës, këngëtari Labinot Tahiri – Labi menjëherë ka reaguar përmes Facebook-ut, njofton Klan Kosova.
Si gjithë të tjerët, edhe atë duket ta ketë prekur shumë kjo dukuri dhe kjo fatkeqësi e femrave kosovare, për të cilat ai ka thënë se do të organizojë të paktën pesë mbrëmje në Kosovë, me qëllim që të tubojë të holla, të cilët më pas do t'u dhurohen këtyre viktimave, që ai i ka quajtur “Heroina të lirisë sonë”.
Ai po ashtu përmes këtij postimi edhe e ka falënderuar gazetaren Arjeta Dragaj nga Klan Kosova për këtë kronikë.