Lajmet e fundit

Është këngëtari Labinot Tahiri i cili vite me radhë solli hite të njëpasnjëshme të cilat edhe sot këndohen e dëgjohen kudo ku ka shqiptarë, njofton Klan Kosova.
E për të gjitha këngët që Labi ka realizuar dhe vazhdon t’i realizoj, ai po e falënderon edhe publikun që e pati gjithmonë afër.
Ai përmes llogarisë së tij në Instagram, tha se u është mirënjohës gjithë jetën të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe i kanë dëgjuar këngët e tij, me një fotografi ku shihet një sallë plotë me njerëz.
Këngëtari së fundmi do t’i hyjë edhe politikës, dhe kujtojmë që ai vazhdimisht ka ndihmuar dhe po ndihmon njerëzit të cilët janë në nevojë së bashku me ndihmën e popullit.
https://www.instagram.com/p/BHo5EOPgx_k/?taken-by=labinottahiriofficial