Lajmet e fundit

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri së fundmi është duke punuar mjaft shumë në fushën e bamirësisë për të iu ndihmuar të gjithë atyre të cilët janë në nevojë.
E krahas kësaj, në radhë ishte vizita e tek bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, transmeton Klan Kosova.
Pavarsishtë ndihmesave të bëra në bashkëpunim me të gjithë qytetarët e Kosovës, ai nuk ka të ndalur, tashmë gjatë bisedës së bërë në mes të këngëtares Nexhmije Pagarusha dhe Labit ishte dëshira e vet këngëtares për të ndërtuar një shkollë për të ‘’Verbërit’’.
Kështu të paktën ka shpalosur disa nga debatet e bëra vet Labi në rrjetin social Facebook, së bashku me disa fotografi me këngëtaren veterane Pagarusha, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq Labi, nuk ka hezituar edhe të tregojë se duhet mund dhe bashkim për të ndërtuar dicka të tillë prandaj ka kërkuar edhe përkrahjen e të gjithë atyre që kanë mundësi për të ndihmuar.
Ndiqeni postimin e plotë të këngëtarit Labinot Tahiri në Facebook:
''Shkolla e Ardhshme për të 'VERBËRIT'!
Duhet mund dhe perkrahje!
Ne mundemi ta bejmë!
Deshira e të madhes Nexhmie Pagarusha!
Ishte knaqesi, të i'a dëgjoj hallet e të madhes Nexhmie Pagarusha!
Ishin halle të njejta me ato se çfarë i ka ky popull! Normalisht sa është dasht të bëhet për Artisten tonë nuk është bërë akoma!
I'a lexova shkrimin tim, shkrim të cilin kërkova që t'ia ndertoj një Statujë në Prishtinê, me tha të lej atë ide! Kishte diqka më të dobishme se sa statuja e saj!
E kërkoi me lotë në sy atë që do Nexhmia Pagarusha!
Ajo u falenderua shumë sepse i thash do ta ndërtojmë sebashku qytetarët normalisht me ndihmen e institucioneve!
Kërkesa e Artistes së popullit ishte:
Të hapim një Shkollë për nxënësit e Verbër mu në mes të Prishtinës. Aty ta gjejnë vetën të gjithë nxënësit e verbër tê cilet sipas saj janë lënë pasdore!
Se a do mundemi ta realizojmë këtë, do e provojmë shumë shpejt, të paktën sa është e gjallë të realizojmë atë kerkesë sepse femijet dhe nxënësit e verbër janë të njejtë me femijet tanë të cilën nuk janë të verbër!''
Labinot Tahiri!