Të shtunën që shkoi u zhvillua një telefonatë e gjatë mes kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Pas kësaj bisede Rusia u zotua se do ta ndihmojë Italinë në luftën kundër koronavirusit dhe kështu ndihmat arritën të dielën në aeroportin ushtarak “Pratica di Mare”, njofton Klan Kosova.
Rusia, që u bë vendi i parë në botë që iu përgjigj një thirrje për ndihmë nga Italia - dhe për këtë raportuan shumë media botërore - duke e çmuar “aktin human” rus. Porse, doli të jetë njëfarë mashtrimi.
Gazeta italiane “La Stampa” në një artikull tha se Rusia solli gjëra plotësisht të padobishme ose pak të përdorshme në Itali.
"Afër 80% e furnizimeve ruse janë plotësisht të padobishme ose pak të përdorshme për Italinë. Me një fjalë, kjo nuk është gjë tjetër veçse një justifikim. Ndryshe, të themi, furnizimet kineze (që përbëhen kryesisht nga aparatet e ventilimit mekanik), furnizimet ruse ishin me pajisje për dezinfektimin bakteriologjik të territoreve, një laborator fushor për sterilizim dhe profilaksi në kimike dhe bakteriologjike. Qindra ekspertë të dërguar nga Moska janë mjekë ushtarakë dhe i gjithë operacioni është nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe jo të Ministrisë së Shëndetësisë. Këto përfshijnë gjeneralë, kolonelë, kolonelë-togerë dhe majorë që kanë qenë të përfshirë në operacione ushtarake në të kaluarën, si në Guinea, në të cilët lufta bakteriologjike është bërë me operacionet e inteligjencës ruse. Sergey Kikot, gjeneral i lartë, shef i misionit, është një ekspert i antraksit. Koloneli Genadi Eremin është ekspert në luftën bakteriologjike dhe ka punuar në luftën kundër murtajës së derrave”, shkroi “La Stampa”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.