12.12.2016 · përditësuar para 3501 dite1 min lexim
‘’La La Land’’ ishte favorit i nominimeve për edicionin e 74-të të Golden Globe Awards, që u shpallën nga Hollywood Foreign Press Associaton.
Një nga filmat më romantik amerikan i shoqëruar dhe me tinguj muzikor – ‘’La La Land’’, rrëmbeu shtatë nominime, përfshirë këtu dhe titullin për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorin dhe aktoren më të mirë për yjet Ryan Gosling dhe Emma Stone, njofton Klan Kosova.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni dhe linkun e trajlerit të ''La La Land'', përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq pas ‘’La La Land’’, radhitet ‘’Manchester By The Sea’’ dhe ‘’Moonlight’’ të cilët janë nominuar për filmin më të mirë dramë së bashku me ‘’Hacksaw Ridge", "Hell or Highwater" dhe "Lion’’.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.