Lajmet e fundit

Buzët e Kylie Jenner duken më të mëdha nga dita në ditë.
Ylli i reality, e cila sapo i ka mbushur 18 vjet, pak kohë më parë e ka pranuar se përdorë mbushës të përkohshëm të buzëve për të arritur pamjen e dukshme të buzëve më të plota – dhe misioni u krye, pasi ato u dukën më të mbushura se kurrë më parë mbrëmjen e së martës, transmeton Klan Kosova.
Bukuroshja brune ishte e ftuar në ahengun e James Harden, organizuar nga motra e saj Khloe Kardashian, e cila i ftoi 200 miq dhe anëtarë të familjes, të marrin pjesë në festimin e ditëlindjes së 26 të të dashurit të saj në një jaht luksoz në Marina Del Rey të Klaifornisë.
Me fotografitë e fundit, Kylie qartësisht e ka vendosur në hije motrën e saj të famshme Kim Kardashian.
I gjithë klani i Kardashian-Jenner shkuan për të festuar ditëlindjen e James, por duket që mbrëmja ishte pak e tepërt për bashkëshortin dhe nënën e Kim-it, Kynye West dhe Kris Jenner, të cilët u fotografuan duke fjetur, derisa ahengu po vazhdonte përreth tyre.