Lajmet e fundit

Këngëtarja australiane, Kylie Minogue është e dashuruar kokë e këmbë pas të dashurit të saj të ri, Joshua Sasse.
Minogue është në lidhje tash e disa muaj me aktorin britanik dhe si duket kaq ka mjaftuar që ajo të dashurohet pas tij, transmeton Klan Kosova.
Të dy janë fotografuar në Paris, dhe princesha e popit nuk mund t’i largonte duart dhe sytë nga i dashuri i saj.
Çifti dukeshin shumë bukur së bashku, dhe është vështirë të besohet se Minogue është 20 vjet më e vjetër se Sasse.