Lajmet e fundit

Ajo është një yll televiziv që nga mosha nëntë vjeçare, kur edhe filloi për herë të parë transmetimi i Keeping Up With The Kardashians.
E tani Kylie Jenner, 19 vjeçare, ka filluar një show të saj, duke treguar se si është në të vërtet të jesh si ajo, “Life of Kylie”.
Në episodin e parë Kylie ka shfaqur disa momente ku ajo ka pasur probleme me famën.
Ajo ka thënë që nuk është e bërë për këtë punë, siç janë motrat e saj Kim dhe Kendall dhe se e ka mjaft të vështirë të përballet me famën.
“Ndonjëherë dua vetëm të iki. Edhe famës do t’i vijë fundi dhe nuk e di realisht se për kënd jam duke e bërë” ka thënë Kylie.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur që do të provoj të bëj terapi për disa kohë që të kuptoj se çfarë do të bëj në jetë.