Lajmet e fundit

Kylie Jenner ka reaguar pasi Chris Brown e ka ri-postuar atë se çfarë Snoop Dogg ka thënë për baban e saj (ndoshta tani nënën), Caitlyn Jenner.
Reperi Dogg ka postuar në Instagramin e tij, duke i’u referuar Caitlyn si ‘Bruce’.
Këngëtari Chris e ka shpërndarë këtë postim të reperit, mirëpo si duket më vonë është penduar dhe e ka fshirë.
Por, kaq ka mjaftuar për 17 vjeçaren Kylie që të reagojë.
“Thuaj çfarë të duash për botën, por pa i goditur të tjerët. Ji më pozitiv”, ka shkruar Kylie.
Kylie është surprizuar nga reagimi i Chris sepse ajo bashkë me motrat e saj janë miq shumë të mirë me këngëtarin.