Lajmet e fundit

Kris Jenner ka zbuluar se ajo nuk e ka aprovuar injektimin e buzëve të vajzës së saj adoleshente Kylie, dhe në fakt kjo e ka bërë atë shumë të pikëlluar.
Ajo më tej ka insistuar që nuk i ka dhënë leje të bijës - e cila në atë kohë ishte 17 vjeçare – për t’iu nënshtruar procedurës kozmetike.
Nëna Jenner gjithashtu ka thënë se ajo nuk ka bërë asnjë operacion plastik deri në moshën 50 vjeçare, dhe për këtë shkak është tronditur kur Kylie e ka filluar aq herët.
“Por në fund të fundit, meqë gjërat tashmë janë bërë, e dini… ajo është fëmiu im. E dua fëmiun tim. Ne të gjithë bëjmë gabime”, ka deklaruar ajo.
Kylie – e cila së fundmi i ka mohuar zërat për rritje të gjoksit – e ka pranuar në një episod të Keeping Up With The Kardashians se i ka mbushur buzët e saj, pasi e ka mohuar disa herë më parë, transmeton Klan Kosova.