Lajmet e fundit

Modelja Kylie Jenner dhe reperi Tyga nuk janë duke jetuar më së bashku.
Më 5 prill ishte raportuar se çifti që herë ndahen e herë bashkohen janë ndarë dhe se kanë nevojë për t’i dhënë pak hapësirë njëri-tjetrit.
“Tyga është larguar nga shtëpia”, ka thënë një burim shumë i afërt me të dy për Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
Çifti kanë qenë duke jetuar së bashku në shtëpinë me vlerë 6 milionë dollarëshe në Calif për gati dy vjet.
Tyga tashmë që është larguar nga shtëpia ku kanë bashkëjetuar me Jenner, është transferor në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.
“Ajo do ta mbajë në vëzhgim atë, ajo nuk i beson atij por nuk mund të heqë dorë nga ai”, ka thënë një burim i afërt me Jenner.
Motra e familjes Kardashian dhe reperi Tyga janë lidhur në muajin shtator të vitit 2014 derisa janë ndarë disa herë.