Lajmet e fundit

Tyga dhe Kylie janë duke i marrë gjërat më shtruar pas afër-ndarjes së tyre gjatë javës së kaluar, dhe ai tashmë është larguar nga “jasteku” i saj, transmeton Klan Kosova.
Një burim i afërt me çiftin ka thënë se ata kanë vendosur që gjërat do të jenë më mirë nëse do ta rrisnin hapësirën e tyre personale duke jetuar nëpër çati të ndara.
Tyga ka dalë nga shtëpia e Kylie javën e kaluar dhe po jeton me qira në Hollywood Hills.
Raportohet se ata të dy e kanë kuptuar se ishin duke kaluar shumë kohë së bashku, dhe janë shqetësuar se kanë filluar të duken më shumë si dyshe se si individë në karrierat e tyre.
Udhëtimi i fundit i Kylie në Australi është shndërruar në çështë diskutimi, meqë janë fjalosur rreth asaj nëse ajo do të duhej të shkonte e vetme apo me të.
Një burim i afërt me Kylie thotë se ata asnjëherë nuk janë ndarë zyrtarisht, por ky shpërthim i ka bërë të mendohen se pak hapësirë nuk do t’i bënte keq.