Lajmet e fundit

Eleuthera është njëri nga ishujt që gjenden brenda arkipelagut të Bahameve, rreth 80 km në lindje të kryeqytetit Nassau.
Ky ishull është i gjatë rreth 180 km, ndërsa vende-vende ka gjerësinë prej vetëm 1.6 km.
Në pjesët e ngushta të ishullit vërehet më se miri një dukuri spektakolare: uji i kaltër i ndritshëm i detit të cekët të Karaibeve, në njërën anë – dhe ngjyra e kaltër e errët e Oqeanit Atlantik, në anën tjetër.