Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam për fillimin e muajit të Ramazanit.
Thaçi ka uruar që harmonia, mirëqenia dhe lumturia të mbretërojnë mes njerëzish, njofton Klan Kosova.
Ky është urimi i plotë i Presidentit Thaçi në Facebook
Qytetarë të dashur të besimit islam,
Ju shpreh urimet për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit forcohen vlerat thelbësore njerëzore, toleranca, dashuria dhe respekti mes njerëzve, solidariteti me të varfërit. Gjithashtu, ky muaj i afron njerëzit edhe më shumë me njëri-tjetrin duke ndarë vlerat, të mirat por edhe sfidat.
Uroj që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tuaja në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. HTH