Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e shënimit të 7 Marsit.
"Të dashur mësimdhënës, 7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e veçantë, në të cilën e kujtojmë rolin e rëndësishëm të mësuesit në edukimin e shoqërisë".
"Po ashtu, në këtë ditë, kujtojmë edhe sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve në rrugëtimin e gjatë për përhapjen e dijes, fuqizimin e familjes përmes arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare".
"Pra, kontributi juaj ka qenë dhe mbetet shumëdimensional. Vetëm me përkushtimin tuaj, ne do të ecim sigurtë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Ashtu siç keni ditur të jeni në ballë të çdo sfide nëpër vite, jam i sigurtë se së bashku do ta realizojmë edhe misionin për ofrimin e sistemi cilësor të edukimit për fëmijët tanë. Gëzuar 7 Marsin - Ditën e Mësuesit!", thuhet në urimin e tij, transmeton Klan Kosova.