Lajmet e fundit

Takojeni sozinë e Ben Affleck.
Ishte vetë aktori që postoi një fotografi në Instagram me dubluesin e tij, Rich Cetrone, gjatë xhirimeve të filmit “Triple Frontier” në Hawaii.
Dyshja që mbajnë të njëjtin model të flokëve dhe mjekrës, në fotografi shihet se edhe janë veshur njejtë.
Në Hawaii, aktorin e vizitoi e dashura e tij, producentja e “Saturday Night Live”, Lindsay Shookus.
Jo shumë kohë më parë, një burim tha për revistën People se Affleck dhe e dashura e tij “nuk e kanë për ngut” që të martohen, por thjesht po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit duke qenë krejtësisht të përkushtuar në këtë lidhje.