Lajmet e fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në listën e publikuar nga KQZ, Vetëvendosje prin e para me 44.252 vota, duke u pasuar nga PDK-ja me 5032 vota, LDK-ja me 4287 vota, AAK-ja me 1112 vota, Nisma me 438 vota dhe partitë e tjera me më pak vota, njofton Klan Kosova.
KQZ-ja do të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ka thënë më herët zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.